Komente raciste për Cole dhe Young pas disfatës
Policia Metropolitane ka nisur hetimet lidhur me disa postime me përmbajtje raciste kundër dy futbollistëve të kombëtarës angleze nw Twitter.
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole dhe futbollisti i Manchester United, Ashley Young janë sulmuar nga të rinjtë anglez në Twitter, pasi humbën penalltitë në ndeshjen e një nate më parë.
Një nga të rinjtë që më parë kishte postuar mesazhe ofenduese për futbollistët shprehej më vonë se gjithçka çfarë ka dashur të thoshte ishte vetëm një shaka, dhe se nuk beson se policia do ta marrë seriozisht atë
Një zëdhënës i policisë Metropolitane u tha mediave se policia ishte e vetëdijshme për komentet raciste në Twitter, dhe për këtë, sipas tyre, ka nisur një hetim.
Sipas policisë deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka arrestime.