Hoxhaj u takua me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë

Hoxhaj po ashtu foli për perspektivat eurointegruese të Kosovës dhe për nevojën e koordinimit ndërmjet vendeve të rajonit për avancim sa më të suksesshëm në këto procese.
Ministri Hoxhaj foli edhe për bashkëpunimin e fuqishëm ndërmjet dy shteteve, duke përmendur edhe projektet e ardhshme konkrete bashkëpunuese në aspektet politike, ekonomike dhe në lehtësimin e mëtutjeshëm të qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.
“Bashkëpunimi në nivel qëndror është i shkëlqyeshëm dhe një bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe në nivel lokal, ndërmjet komunave që do të reflektojë edhe me realizimin e projekteve të përbashkëta”, theksoi ministri Hoxhaj.
Presidenti George Ivanov, kryeministri Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi kanë vlerësuar progresin në Kosovë duke shprehur mbështetje për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.