Hodzic fton qytetarët të bashkëpunojnë me zyrën në veri

Shefja e zyrës administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Adrijana Hodzic, ka thënë se qytetarët e veriut, duhet të bashkëpunojnë me institucionet e Qeverisë së Kosovës.
Hodzic ka thënë për gazetën Danas se zyra e re u takon gjithë qytetarëve të veriut dhe janë pikërisht ata që do të udhëheqin me të.
Ajo pret bashkëpunimin e sektorit joqeveritar, por edhe të vetë qytetarëve, sepse, siç ka thënë, është "detyrë e tyre të marrin pjesë në marrjen e vendimeve për qytetin ku jetojnë".