Tirane shperthen bombula lendohen dy te moshuara

Dy të moshuara u lënduan duke marrë plagë të djegies si dhe dëmtime nga asfiksia në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasdite në Rrugën “Llambi Bonata”, ose siç njihet ndryshe Rruga e Qelqit në Kombinat. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën në katin e parë, kur të moshuarat ishin duke u ngrohur me bombolën e gazit, kur ambjenti i brendshëm ka shpërthyer nga rrjedhja e gazit.