E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisariatit Nr.3 i vihet zjarri, lëndohen disa efektivë policie

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Protestuesit i kanë vënë zjarrin Komisariatit Nr.3 te rruga “Mine Peza”.

Sipas raportimeve, janë djegur zyrat e pritjes në Komisariatin Nr.3.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë krijuar një kordon sigurie, si edhe një zjarrfikëse.

Gjithashtu, kanë mbërritur edhe dy autoambulanca që po i japin ndihmën e parë disa efektivëve që mbetën të plagosur në këtë sulm nga ana e protestuesve.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›