E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision hetimor ndaj nenkryetarit te KLD-se

Struktura parlamentare do te kete afat trejavor me 9 anetare 5 PD dhe 4 opozita

Partia Demokratike pritet te ngreje komision hetimor per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha mesohet se ka angazhuar juristet e PD-se per te hartuar nismen per shkarkimin e zevendeskryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu. Kryetarja e Kuvendit Topalli tha ne seancen e djeshme se eshte depozituar nisma per ngritjen e komisionit hetimor per shkarkimin e Kreshnik Spahiut si anetar i KLD-se. Firmat e deputeteve te PD-se jane ne proces mbledhjeje. Mesohet se komisioni hetimor do te kete afat trejavor dhe me pas do te angazhohet per nxjerrjen e nje propozimi per shkarkimin e Spahiut nga anetar i KLD-se. Argumenti kryesor i largimit nga qeveria e drejtesise eshte per akte dhe sjellje qe diskretitojne rende figuren e nje organi kushtetues. Akuze tjeter ndaj tij do te jete edhe shkelja e Kushtetutes nga ana e zv.kryetarit te KLD-se. Mesohet se propozimi eshte qe komisioni te kete perberje me nente anetare gjithsej. Pese anetare do te jene te mazhorances dhe kater anetare te opozites. Sipas rregullores kryetari i komisionit te posacem hetimor i takon forces politike qe e propozon. Ndersa pritet te jepet qendrimi i opozites nese do te marre pjese ne kete komision ose jo. Mazhorances se djathte i duhet te shkarkoje njeriun qe e zgjodhi afro pese vjet me pare. Spahiut i mbaron mandati ne muajin korrik. Ai mori mandatin e lene nga Ardian Nuni si anetar i KLD-se. Juriste te ndryshem bejne te ditur se nisma e PD-se mund te rezultoje pa vlere pasi vendimi perfundimtar edhe pse merret me nje shumice te thjeshte pra me 71 vota duhet ti kalohet KLD-se per marrjen e mendimit. Ligji Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise nuk parashikon shkarkimin por per mbarimin e mandatit te anetarit te KLD-se vendimin perfundimtar e jep vete ky institucion. Edhe nese Kuvendi do te votoje per shkarkimin e Spahiut KLD duhet te votoje per kete kerkese. Neni 7 i ketij ligji parashikon qe mandati i anetarit te zgjedhur te Keshillit te Larte te Drejtesise mbaron kur a eshte plotesuar afati 5-vjecar i qendrimit ne kete detyre b jep doreheqjen c nuk eshte me gjyqtar nese eshte zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Kombetare c nuk merr pjese ne mbledhjet e ketij Keshilli per nje periudhe 6-mujore d denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje vepre penale dh ndaj anetarit te KLD qe eshte gjyqtar eshte marre mase disiplinore dhe pas rivotimit te mandatit te tij ne Konference Gjyqesore Kombetare ai nuk fiton shumicen e votave e deklarohet i paafte per te vepruar me vendim gjyqesor te formes se prere e vertetohet njera nga papajtueshmerite e percaktuara nga ky ligj. 2. Ne rastet e percaktuara ne shkronjat a dhe b te pikes 1 te ketij neni anetaret e KLD qendrojne ne detyre deri ne emerimin e anetarit te ri te tij. 3. Mbarimi i mandatit para afatit deklarohet me vendim te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›