Transformimi i votes pro Metes

E marte 17 Janar 2012 1547
ILIR META NE GJYKATEN E LARTEMegjithese fitoi pafajesi procesi gjyqesor ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta do te mbahet mend per faktin se per here te pare Prokuroria e dergoi ceshtjen deri ne pretence dhe madje kerkoi denim me burg per nje zyrtar te larte te ketij niveli ndersa po per here te pare gjyqtaret e Gjykates se Larte u shprehen me unanimitet te plote per nje vendim kur i akuzuari eshte nje politikan.
eshtja u hetua e gjykua mbi bazen e denoncimit publik te deputetit Dritan Prifti dikur bashkepunetor i zotit Meta ndersa tashme kundershtari kryesor i tij. Kolegji Penal u drejtua nga gjyqtaret Ardian Dvorani kryetar me anetare Arjana Fullani Majlinda Andrea Gani Dizdari e Guxim Zenelaj ndersa akuza perfaqesohej nga dy prokuroret Bujar Sheshi dhe Anila Leka. Ndarja e trupit gjykues per fajesine ose jo te Metes eshte pare gjate seancave gjyqesore apo edhe tek vendimet e ndermjetme ku shumica i ka takuar gjithmone Metes. Nje nga momentet kyce per ceshtjen ka qene vendimi per rrezimin e ekspertimit te videoregjistrimit nga amerikani Glen Bard. Kolegji ka qene i ndare ne kete vendim ku mesohet se te pakten nje nga anetaret e trupit gjykues ka pranuar se ekspertimi amerikan eshte i sakte dhe brenda parametrave ligjore ashtu sic kerkoi edhe Prokuroria. Vendimi i dyte i ndermjetem qe ka pasur edhe mendime ndryshe tek anetaret e Kolegjit Penal ka qene riekspertimi i videos Meta-Prifti. Gjyqtaret kane pasur dy mundesi ose te caktonin eksperte shqiptare ose videoregjistrimi ti besohej eksperteve nderkombetare kerkese kjo e prokurorit Bujar Sheshi. Edhe ne kete rast pas diskutimesh ne dhomen e keshillimit anetaret e Kolegjit Penal me 3 vota pro e 2 kunder vendosen te pranonin propozimin e mbrojtjes riekspertimi do te kryhej nga tre shqiptare. Me pare Prokuroria kishte kerkuar per eksperte te mundshem shqiptare por nga pergjigjet e institucioneve perkatese si Ministria e Drejtesise apo Ministria e Brendshme mesuan se nuk ka te tille. Megjithate gjykata caktoi tre persona te cikleve iu vesh rol i ekspertit per keqyrjen e videos. Mesohet se ne kete rast mendimi i pakices brenda trupes gjykuese ishte qe te caktoheshin eksperte nderkombetare pasi shqiptaret mund te paragjykoheshin. Megjithate gjyqi vijoi dhe tre te ashtuquajturit shkencetare nga mbrojtja dhane rezultatet perfundimtare ku nuk sqaruan nese ne kete regjistrim kishte apo jo nderhyrje. Sipas tyre kishte mundesi te madhe nderhyrjeje. Ata nuk percaktuan nese filmimi ishte kryer nga ora-kamere. Ne fund serish me nje vendim te ndermjetem pas kerkeses se Prokurorise per rrezimin e ekspertimit dhe te mbrojtjes per pranimin e saj gjykata vendosi serish me vendim shumice 4 - 1 qe ta pranoje kete ekspertim. Me pas seancat vijuan me pyetjen e deshmitareve ku deshmia kryesore ishte ajo e Dritan Priftit qe pohoi se video ishte origjinale dhe nuk kishte asnje nderhyrje ndersa rikonfirmoi se kishte biseduar me Meten per afera te ndryshme. Pas 20 seancash gjyqesore dhe pyetjes se 21 deshmitareve prokuroria paraqiti pretencen ku kerkoi denimin me burgim per ish-zv/kryeministrin duke deklaruar para gjykates se vepra per te cilen ai akuzohej ishte provuar. Po ne te njejten dite edhe mbrojtja do te paraqiste pretendimet e saj ku kerkoi pafajesi me pretendimin se fakti nuk ekziston. Me te njejtin argument dhjete dite me vone trupi gjykues shpalli te pafajshem ish-zv/kryeministrin por kete here gjyqtaret ishin unanim. I vetmi qe u mundua te ishte ndryshe nga te tjeret ishte kryetar i kolegjit Ardian Dvorani i cili ne thelb ishte i nje mendjeje me kater anetaret e tjere ndersa kishte nje arsyetim te ndryshem per pafajesine.
Shiko kroniken video ShareTweet