Berisha sulmon Ramen Topin dhe Spahiun 21 janari Ate dite Tirana u be kryeqytet
Java e 21 janarit sikurse eshte pagezuar kjo e tanishmja nga Partia Socialiste ka marre nje pergjigje agresive nga shumica e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te Partise Demokratike kreu demokrat ka artikuluar nje sulm te trefishte politik qe e shpalos edhe me hapur konfliktin institucional nje drejtim ka te beje me kreun socialist Edi Rama dhe qasjen e ketij te fundit per 21 janarin nje me aktivizimin politik te nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu dhe i treti me perspektivat e nenkuptuara politike te Presidentit aktual Bamir Topi. Per ta nisur me opoziten dhe homazhet e saj per 21 janarin Kryeministri Sali Berisha ka nenvizuar se kjo date per Shqiperine perkujton Kongresin e Lushnjes dhe rolin e Ahmed Zogut ne te cka e ben sa absurde aq edhe provokuese cdo reagim tjeter. Me 21 janar ne Lushnje u formua nje qeveri e cila me pergjegjesine dhe perkushtimin e saj beri te parikthyeshme pavaresine e Shqiperise...Kjo qeveri pati nje minister te Brendshem i cili ne zbatim te vendimeve te ketij Kongresi e beri Shqiperine me kryeqytet Tiranen. Kjo qeveri shpalli se do te conte vendin drejt zgjedhjeve. Ky eshte 21 janari per shqiptaret. 21 janari i vitit te kaluar sigurisht qe nuk mund te eklipsoje me asgje kete dite kete ngjarje te madhe te historise sone kombetare. Edi Rama po flet gjithe keto dite per kete ngjarje. Por te jem i sinqerte dua ti them zotit Rama mesazhi qe te kam derguar ne daten 23 janar 2011 eshte dhe do te mbetet per mua sa te jem ne politike i pandryshuar deklaroi Kryeministri i Republikes se Shqiperise. Permbajtja e ketij mesazhi te 23 janarit konsiston ne nje kercenim te drejtperdrejte per kreun opozitar ne rast te veprimeve te dhunshme dhe reagimeve jo paqesore ndaj institucioneve. Por presioni politik ndaj kundershtareve ne kete njevjetor te ngjarjes se Bulevardit ka shkuar edhe ne dy adresa te tjera KLD dhe Presidence. Grupi parlamentar ka paraqitur nje kerkese per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se. E verteta eshte se kjo parti e KLD-se eshte parti direkt e kryetarit te tij i cili i ka lejuar vetes qe institucionet te perdoren ne menyren me te papergjegjshme per interesa strikte partiake por do te thosha duke dhunuar rende keto dy institucione. Une i pershendes deputetet ne marrjen e ketij vendimi...Nuk ndermerret asgje ndaj institucionit tjeter. Institucioni tjeter do te vazhdoje formimin e partise se tij deri daten e caktuar me 22 korrik deklaroi Kryeministri. Vete sulmi ne vetvete rikompozon ne plan thjesht politik kundershtaret ndaj te cileve selia blu tanime ka nje angazhim direkt opozita socialiste Aleanca Kuq e Zi dhe Presidenti i Republikes. Vete artikulimi ne vete te pare i Berishes nenkupton nje mbyllje llogarie dhe negocimi me dy faktoret e dyte qe metojne te krijojne frymemarrje politike djathtas e ne kete kuptim beteja elektorale ku po hyn PD-ja eshte e shperndare ne dy fronte. Gjithsesi vendosmeria e Kryeministrit me gjithe te panjohurat e 21 janarit qe po afron e qe ai i ka lene te kuptohet mbetet e padyshimte sa i perket zgjedhjes se kreut te ri te shtetit. As negociate dhe as kompromis me socialistet keshtu duket se eshte permbajtja e mesazhit te Sali Berishes i cili ka nxjerre si alibi te pakundershtueshme Kushtetuten e Shqiperise. Duhet tju garantoj ju se do te jete Kushtetuta e vendit ajo qe do te zbatohet pike per pike. Respekti im per mendimin ndryshe eshte shume i madh nga kushdo qe vjen aq me teper kur ky vjen ndonjehere edhe nga ambasadoret te cilet ne teresi kane interes pozitiv. Por cdo gje ka nje hierarki dhe per mua Kushtetua eshte absolute. Respekti im per Kushtetuten e vendit eshte absolut Edhe per ju. Keshtu qe ne do ta zbatojme kete Kushtetute ne menyren me besnike perfundoi Berisha.