Komision i ri për reformën zgjedhore - Ligji pritet brenda korrikut
Kuvendi ka miratuar dje me shumicë votash ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore që do t’u japë dorën e fundit amendimeve në Kodin Zgjedhor dhe të gjitha modaliteteve te tjera. Më parë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së kryeministri Sali Berisha, njëherësh edhe Kryetar i Partisë Demokratike, përshëndeti vendimin e marrë nga Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dje paradite, për ngritjen brenda kësaj jave të komisionit të posaçëm për hartimin e Kodit Zgjedhor dhe gatishmërinë e opozitës në këtë proces. “Unë dua të përshëndes vendimin e marrë nga Konferenca e Kryetarëve për të krijuar komisionin e posaçëm për Kodin Zgjedhor, pra vazhdimin e pjesës ligjore të Reformës Zgjedhore, pas zgjidhjes së kësaj çështjeje me Kushtetutë dy muaj më parë”, deklaroi Kryeministri Berisha të hënën, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Kryeministri Berisha shprehu bindjen se në kuadër të kësaj reforme palët do të gjejnë mirëkuptimin, të udhëhequr edhe nga parimi se shqiptarët duhet të votojnë të lirë dhe politikanët të respektojnë vendimet e tyre. Sipas Kryeministrit Berisha, "Kodi i ri Zgjedhor vjen si plotësim i Reformës Zgjedhore Kushtetuese", duke shtuar se "do të ishte në interes të të gjitha palëve që ta finalizonim sa më shpejt, në mënyrë që faktorët zgjedhorë të njihen me të, të trajnohen për të dhe të bëhen të gjitha përpjekjet për një proces të lirë e të ndershëm". Duke përshëndetur gatishmërinë e opozitës në këtë proces, Berisha e ftoi atë të “vazhdojmë kështu edhe reformën në sistemin e drejtësisë, pasi edhe ky sistem është tërësisht apartiak". Sipas kreut të Qeverisë, “konsolidimi i këtij sistemi është interesi i të gjithë atyre që i besojnë shtetit ligjor, dhe të tilla janë sot forcat politike, të cilat i përmbahen shtetit ligjor. Konsolidimi i tij është gjithashtu në interes të popullit shqiptar dhe proceseve integruese”. Ndërkaq edhe PS pas mbledhjes së grupit parlamentar, konfirmoi me anë të kryetares së grupit, Valentina Leskaj, vëndosmërinë e saj për të miratuar ngritjen e këtij komisioni.
Basha: Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi jetike për ecurinë e procesit të integrimit në BE/Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha deklaroi dje gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rumun, Lazăr Comănescu se “progresi me reformën elektorale dhe atë në drejtësi mbeten kriter i rëndësishëm i shpejtësisë me të cilën do të ecë përpara Shqipëria në procesin e integrimit europian”. Duke informuar mbi takimin me ministrin rumun, Basha u shpreh se “në fokus të bisedimeve ishte axhenda e bashkëpunimit mbi angazhimet shumëpalëshe, veçanërisht në drejtim të proceseve europiane dhe euroatlantike, si dhe mbi çështjet rajonale”. Ministri i Jashtëm shqiptar u ndal në reformat më tej që bënë të mundur marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, të cilat sipas tij "kanë shndërruar plotësisht jo vetëm imazhin, por edhe realitetin në Shqipëri". "Këto reforma mbeten prioritet kryesor i qeverisë shqiptare dhe ato do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, duke bërë të munduar realizimin e një axhende shumë ambicioze, por dhe përafrimin e konsoliduar në fushën e integrimit të plotë të Shqipërisë në NATO dhe BE", tha ministri Basha. Ministri i Jashtëm shqiptar u ndal gjithashtu në çështjen e liberalizmit të vizave, të cilin e konsideroi "një hap madhor për lëvizjen në rajonin e Europës Juglindore dhe si një shenjë e qartë e vullnetit të Brukselit për të njohur përafrimin e Shqipërisë". Nga ana tjetër, ministri Basha u shpreh se "kjo çështje ka të bëjë edhe me kapacitetet e Shqipërisë për të realizuar të gjitha kushtet dhe kriteret për përfundimin me sukses të këtij procesi".Në këtë drejtim, ai vuri në dukje "rezultatet e luftës kundër kirmit të organizuar dhe korrupsionit, rezultatet e reformave ekonomike, por edhe sigurinë e kufijve si dhe luftën efikase që Shqipëria po zhvillon kundër trafiqeve ndërkombëtare ilegale". Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, Ministri Basha u shpreh se "potenciali për bashkëpunim është akoma më i madh, pasi janë disa fusha me interes bashkëpunimi reciprok, si tregtia, energjetika, infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe fushat minerare".Në përfundim, ministri Basha informoi mbi memorandumin e bashkëpunimit që do të nënshkruhet sot mes dy vendeve. "Dy vendet angazhohen të mbështesin njeri-tjetrin dhe në veçanti Shqipëria do të përfitojë mbështetjen konkrete reale nga Rumania për sa i përket përvojës së saj për integrimin europian dhe procesit kompleks të negociatave për anëtarësimin në BE", tha ministri Basha. Nga ana e tij Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Lazăr Comănescu vlerësoi të hënën, progresin e Qeverisë shqiptare me reformat dhe siguroi mbështetjen e plotë të Rumanisë në përpjekjet e vendit tonë për t'u integruar në Bashkimin Europian.