E Diel, 1 Nëntor 2026

Forbes: Shqipëria ngjit 34 shkallë në listën e vendeve që favorizojnë investimet e huaja

Shqipëria ka shënuar një progres domethënës një përmirësimin e klimës së zhvillimit të biznesit. Një studim i revistës prestigjioze amerikane “Forbes” i publikuar dje e rendiste Shqipërinë në vendin e 77 në klasifikimin e vendeve më të mira për biznes ndër 121 shtetet e gjithë botës. Edhe pse në klasifikimin e revistës prestigjoze amerikane, nga vendet e Ballkanit, më e mira për investime është Sllovenia e cila gjendet në vendin e 27, madje para Italisë e pasuar nga Rumania, Kroacia, Bullgaria dhe Maqedonia, përkatësisht në vendet 40, 42, 44 dhe 50, vendi ynë është ngjitur 34 vende në klasifikim, po të kihet parasysh fakti se vetëm një vit me parë e njëjta revistë e rendiste në vendin e 111-të. Me gjithë përparimet e bëra në shumë fusha të ekonomisë, ende vështirësitë janë të mëdha. Aktualisht vlerësohet se rritja ekonomike është 5.0 për qind dhe kapitali i GDP-së është rreth 5,500 dollarë amerikanë. Ndërsa popullsia e Shqipërisë vlerësohet të jetë rreth 3.6 milionë banorë deri në 2007-n. Kosova nuk merr pjesë në këtë sondazh, ndërsa Serbia është në grupin e 10 vendeve më të fundit. Sipas “Forbes” vendet më mirë të renditura për udhëheqje të biznesit janë Danimarka, Irlanda dhe Finlanda, ndërsa pas tyre vijnë, SHBA-të, Britania e Madhe, Suedia, Kanada, etj. Ky klasfikim ka marrë parasyh shkallët e lirive personale në secilin prej 121 vendeeve siç është e drejta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme apo liria e fjalës. Ndërsa është ekzaminuar në detaje edhe infuelna e politikave mbështetssë për tregtinë e lirë, që mbajnë inflaciopnin e ulët, të dhëna këto që shihen si thelbësore përsa i përket stabilitetit makro-ekonomik të një vendi. Gjatë Forumit të Crans Montanës, mbajtur në mesin e muajit maj në Tiranë, kryeministri Sali Berisha do të theksonte theksuar se klima e biznesit në vend është përmirësuar ndjeshëm, gjë të cilën e ka mbështetur edhe Presidenti i forumit, Jean-Paul Carteron.
 Re. Po

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›