E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra, prioritet e investitorëve lombardezë

Shkoodra është priotitet për investitorët lombardezë. Do të mbështesim modernizimin e spitalit të qytetit dhe specializimin e mjekëve në spitalet e lombardisë. Kështu është shprehur nga kryeqëndra e veriut, Shkodra, kreu i delegacionit të Unionit të partive demokristiane Luixhi Barufi gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Shqipëri. I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, delegacioni i UDC-së zhvilloi takim me krerët lokalë të PDK-së, ku Barufi premtoi mbështetje për anëtarësim në Union të demokristianëve shqiptarë. Më tej delegacioni i Unionit të Partive Demokristiane, i shoqëruar nga ministri Ndoka vizituan spitalin rajonal të Shkodrës. Gjatë këtij takimi Barufi premtoi mbështetje për projektet e bashkëpunimit mes spitalit të Shkodrës dhe spitaleve të lombardisë. Ndërsa ministri Ndoka premtoi se shumë shpejt, do të ketë finalizim të disa projekteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›