E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioneri Fule në Beograd do të flasë edhe për Kosovën

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian të Serbisë përfshijnë edhe normalizimin e raporteve me Prishtinën.

Kështu kanë deklaruar për agjensinë Beta zyrtarët e Komisionit Evropian, të cilët theksojnë se komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fule do të shkojë në Beograd për të diskutuar me zyrtarët serbë për reformat evropiane të Serbisë.

Vëmendje e veçantë do ti përkushtohet normalizimit të raporteve me Kosovën, e mbi të gjitha implementimit të Marrëveshjes së Brukselit, e më pas përmirësimit të raporteve në mënyrë që të dyja palët të kenë mundësi  anëtarësimin në Bashkimin Europian kur të plotësohen kushtet për këtë.

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule gjatë vizitës së Beograd do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, presidentin Tomosllav Nikoliç dhe kryeministrin Ivica Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›