E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri Fule viziton Beogradin, takime me krerët e shtetit

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, do të qëndrojë sot në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, Fule do të takojë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, me të cilat do të diskutojë për marrëveshjen e Brukselit, midis Prishtinës dhe Beogradit.

Të premten në Beograd, Fule do të marrë pjesë edhe në konferencën Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e ligjit dhe të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit në Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›