Myslimanët e Kanadasë denoncuan radikalin
Terrorizmi
Një imam foli me një avokat, i cili informoi policinë për rrezikun e bombëvënies
Bashkësia e myslimanëve në Kanada, e cila lajmëroi policinë për një komplot për të sulmuar trenat e pasagjerëve, njoftoi dje se imamët qenë të gatshëm të raportonin anëtarët radikalë që duken se po ecin në rrugën e gabuar. Policia arrestoi Raed Jaser nga Toronto dhe Choheb Esseghaier nga Montreali dhe tha se i kishte mbajtur nën hetim që nga dimri i kaluar, pasi morën një informacion nga bashkësia e myslimanëve në Toronto. Dy të arrestuarit dolën në gjyq të akuzuar për sulme terroriste të mbetura në tentativë.
Në Kanada ka rreth 1 milion myslimanë në një popullatë totale prej 34.5 milionë vetash. Ndërsa marrëdhëniet mes myslimanëve dhe autoriteteve ligjzbatuese nuk janë aq të tensionuara sa mund të jenë në bashkësitë e mëdha myslimane në Francë apo Britani, zyrtarët e spiunazhit të Kanadasë kanë shprehur shpesh shqetësimin për rrezikun që përbëjnë të rinjtë e radikalizuar.
Naseer Irfan Syed, një avokat, foli me policinë në llogari të një imami në Toronto, i cili qe i shqetësuar për Jaser. Avokati tha se mbi imamët bie detyra të dallojnë nëse kur flasin me të radikalizuarit, ata janë thjesht të zemëruar apo përbëjnë edhe rrezik.
Njerëzit duhet të kuptojnë se udhëheqësit komunitarë dhe imamët janë të shqetësuar për akuzat dhe se ata janë njerëz të përgjegjshëm që do të raportojnë tek autoritetet nuk është e nevojshme, i tha ai Reuters. Ai refuzoi të japë emrin e imamit që raportoi i pari. Kryeministri Stephen Harper dhe ministri i Sigurisë Publike, Vic Toewes, falënderuan në Parlament bashkësinë e myslimanëve.
Policia kanadeze informoi fillimisht përfaqësuesit e myslimanëve para se të njoftonte publikisht arrestimet të hënën, një masë që ata e kanë bërë në raste të ngjashme në të shkuarën.
Kërcënimi më i madh nga ana e islamikëve radikalë në Kanada ndodhi në vitin 2006 kur policia arrestoi 20 vetë duke i akuzuar për vendosjen e bombave në objektiva të ndryshme. Njëmbëdhjetë prej tyre u shpallën fajtorë.
Zyrtarët kanadezë thonë se bashkësia e myslimanëve është e vetëdijshme për rrezikun e të rinjve të radikalizuar dhe se në vitet 2005 dhe 2010, një grup imamësh dënuan publikisht terrorizmin në të gjitha format.
Myslimanët e Kanadasë denoncuan radikalin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email