Zoti Rama, ti njeh bashkëpunimin me kriminelin, jo me policinë!
Kryesocialisti Rama gjatë konferencës së Partisë Socialiste për rendin dhe sigurinë akuzoi qeverinë aktuale se ka rrënuar shtetin ligjor dhe nuk mund t’i vërë më fre krimit, duke rritur pasigurinë tek qytetarët. Formula e Edi Ramës për rendin e sigurinë merr kuptim në fjalën “byro” që përdori teksa shikonte drejt Gramoz Ruçit, ish-ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, që e këshillon sesi të shtijë në dorë pushtetin. Byroja e hetuesve që kërkon të instalojë Edi Rama në shtetit shqiptar është po ajo byro punisto-mafioze që gjalloi deri në 2005, ku me ardhjen në qeveri të PD u shpartalluan me shumë se 200 banda kriminale. Përtej kësaj kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është angazhuar ditët e fundit në një operacion rindërtimi të imazhit publik me forcat e Policisë pas goditjes dhe fyerjeve pas 21 janarit, ku policia e shtetit u godit ashpër prej militantëve të opozitës në kërkim të pushtetit. Nuk harrohet dhuna barbare ndaj uniformës së shtetit nga ana e militantëve socialistë të eksituar me premtime dhe përbetime pushteti e gjithfarësoj privilegjesh të tjera. Ndërkohë në teatrin e Operës dhe Baletit, kreu i opozitës Edi Rama kish ftuar për të dëgjuar propozimin e tij mjaft ish-policisë të larguar radhët e policisë së Shtetit të akuzuar për afera e korrupsion, ku disa prej tyre janë larguar qysh në kohën kur qeverisnin vetë socialistët. Sigurisht në sallë binte në sy prezenca e burrit të Vasilika Hysit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve i shkarkuar në 2005. Ndërsa sallë mungonin djemtë e Arta Dades dhe Gramoz Ruçit, palë konflikti me shtetin dhe aq të njohur për shoqërimet e tyre të shpeshta në polici. Në plan të parë ishin edhe të larguar të tjerë nga Policia e Shtetit. Gjithashtu Edi Rama përpara se të prezantojë programin për rendin dhe sigurinë duhet të dijë se krimi nuk luftohet duke kundërshtuar gjykatat po qe se vendit nuk të favorizojnë. Po ashtu krimi nuk luftohet duke nxitur kriminelët kundër policisë siç organizoi turmën në 21 janar të 2011. Në thelb, krimi luftohet duke filluar nga kriminelët, nga ata që e kanë të trashëguar në gjak mentalitetin e krimit nga baballarët e tyre. Afërmendsh krimi luftohet duke zbuluar paratë e pista të grumbulluara me gjoba 20 për qind duke i shpërndarë fshehtas nëpër banka jashtë shtetit. Transparenca e pasurive që financojnë krimit është politika më e mirë për rendin dhe sigurinë. Sigurisht në transparencë ngec Edi Rama, i cili e ka të vështirë të bëjë transparente investimeve e bashkëshortes në shtëpi, huadhënie e pallate të familjes së saj. Sidoqoftë qarku i shkurtër “PS – mafie, banda, banditë, komunistë sade sigurimsa, xhelatë, killera, kriminelë të çdo lloj tipi”, është një nga të vërtetat e këtij vendi që më shumë se çdo gjë na bëjnë me turp. Po aq e vërtetë është kjo sa dhe paratë e punisto-mafias janë ricikluar në bumin e ndërtimeve në kryeqytet kur për 11 vite qeverisi lejet e ndërtimit Edi Rama. Kjo nuk ishte një risi por një metodë, pasi në Itali dhe Spanjë ishin procedura gati të zakonshme që ndiqte mafia. Më e keqja është se në Tiranë kontrollojnë PS, më saktë bashkitë e mëdha që qeverisen nga socialistët për shumë vite me radhë, që janë tërhequr për hunde, duke u marrë qyteteve hapësirat e gjelbra. Në Tiranë ishte bërë gati barsoletë implikimi i njerëzve më të afërt të ish-Kryebashkiakut Edi Rama me krimin e organizuar.
...