E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Etik po heton politikanin dhe drejtuesin televiziv të akuzuar për vrasje

Kryetari i Komisionit Etik shtetëror në Brazil, i cili është duke hetuar deputetin dhe ish-drejtuesin televiziv Wallace Souza i akuzuar për urdhërimin e vrasjeve për të rritur popullaritetin e shfaqjes së tij reality mbi krimet, tha se ata do të merrnin në pyetje më shumë dëshmitarë këtë javë për të vendosur mbi çështjen.
Komiteti i kryesuar nga Eleonai Soares do të vendosë nëse Wallace Souzws, deputetit më të votuar në shtet do t'i hiqet imuniteti i tij politik në mënyrë që të përballet me një gjyq të zakonshëm.
Zyrtarët po hetojnë nëse politikani i krahut të majtë ka organizuar skenat e krimit për të rritur popullaritetin e shfaqjes së tij " Canal Livre", e cila transmetohet në qytetin Amazonian Manaus.
Souza, një ish-polic i përjashtuar nga Organi i Policisë Civile në Brazil, mbrojti veten gjatë një seancë në Komitetin e Etikës të martën dhe deklaroi se ishte viktimë e një komploti nga armiqtë e tij. Ai tha se do të vritet në burg sepse ka ndihmuar në arrestimin e disa prej mafiozëve të qytetit. Soares i tha Reuters gjatë një interviste se komisioni do të analizojë të gjitha provat javën e ardhshme dhe se do të votojë për rastin. "Këtë javë ne filluam të dëgjojmë dëshmitarët për deputetin Wallace të paraqitur në gjykatë. Pasi do të dëgjohen të gjthë dëshmitarët, komisioni i etikës do të mbildhet dhe do të sjellë të gjithë informacionin që ka marrë nga Ministria Publike, nga forcat e posaçme dhe nga 1400 faqe dokumentash", tha ai.
Prokurorët e shtetit të Amazonas thanë se ata zotërojnë prova të fuqishme që tregojnë politikanin të planifikojë të paktën 5 vrasje të transmetuara në shfaqjen e tij.
Souza është akuzuar gjithashtu edhe për trafikim droge dhe armësh dhe 15 të dyshuar se kanë marrë pjesë në skemat e tij janë arrëstuar deri tani. Nëse ai humbet mandatin e tij si një deputet i shtetit, do të përballet me një gjyq të zakonshëm.
Soares tha se Souza mund të ndëshkohet në disa mënyra duke u mbështetur në rregulloren e Komisionit Etik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›