Zjarr në Kaliforni, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
"Një zjarr i madh ka përfshirë kontenë e Santa Cruzit dhe nevojat janë të mëdha për të mbështetur atë që është bërë në nivel lokal për të luftuar me flakët", deklaroi John Garamendi në një komunikatë.
"Kam parë dëmet dhe kam shkuar në qendrën e operacioneve, por ky zjarr është larg së shuari", shtoi ai.
Departamenti Kalifornian i Parandalimit të Zjarreve (Calfire) saktësoi dje në faqen e tij të internetit se konteja e Santa Cruzit, 560 km në veriperëndim të Los Anxhelesit, kishte urdhëruar evakuimin e 2.200 - 2.400 personave ndërsa më shumë se 250 shtëpi kërcënoheshin nga flakët në komunat Swanton dhe Bonny Doon.
Sipas të njëjtit burim, zjarri mund të ketë përfshirë tashmë më shumë se 1 600 hektarë vegjetacion dhe kontrollohej vetëm në masën 5 për qind.
Për më tepër, terreni i thyer i bën pothuaj të pamundura operacionet nga toka dhe zjarri mund të luftohet vetëm nga ajri.
Gjendja e jashtëzakonshme do të mundësojë t'i jepet ndihmë financiare Santa Cruzit dhe ndihmë për rindërtimin e infrastrukturës.
Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, sipas Calfire.
Kalifornia bëhet shpesh pre e flakëve. Në 2007-n ajo pësoi zjarret më të këqia në historinë e saj. 640.000 banorë u evakuuan dhe 2.000 shtëpi u shkatërruan.