E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni Europian dhuron 103.3 milion euro në mbështetje për integrimin e vendit dhe rimëkëmbjen ekonomike

103.3 milion euro për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian dhe rimëkëmbjen ekonomike,është paketa e re e miratuar nga Komisioni Europian.
Sipas komisionerit të  BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, “Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane,” deklaroi Varheli.
Programi përfshin veprime për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›