E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian: Kriza ka tkurrur 15% ekonominë greke

ATHINE - Ekonomia greke është tkurrur me 15 % që nga fillimi i krizës, tregon raporti i Komisionit Evropian. 

Sipas raportit, në Greqi 9 muajt e parë të vitit 2011 humbën 370 000 vende pune. Numri i të papunëve u rrit në 9,1%. 

Rritjen më të madhe të papunësisë në Bashkimin Europian e kishin Irlanda, Greqia, Spanja, Letonia dhe Bullgaria. 

Raporti vëren se papunësia në BE në veçanti godet të rinjtë (të moshës 15- 24 vjeç) dhe në shumë vende mesatarisht ka arritur në 22,4%, ndërsa në vende si Greqia dhe Spanja rreth 50%. 

Në Greqi, papunësia e të rinjve në muajin nëntor të 2011-s arriti në 48%, që është dy herë më e lartë nga sa ishte dy vjet më parë. 

Paralelisht, një rënie prej 9,3 % u regjistrua në vitin 2010 edhe në të ardhurat familjare. Në kufirin e varfërisë jeton 27,7% e popullsisë në Greqi, ndërkohë që kufiri mesatar në BE është 23,4%. 

Rreth 5% (nga 19% në vitin 2007 dhe 24 % në vitin 2010) u rrit numri i grekëve që në fund të muajit e kanë të vështirë për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›