E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, amerikanët nën ethet e llotarisë

UASHINGTON- Me shpresën për të ndryshuar fatin e tyre në çast, qytetarët e Shteteve të Bashkuara janë duke blerë bileta llotarie për tërheqjen e së premtes të xhekpotit, që kap shumën prej 540 milionë dollarësh.
Përfaqësuesit e pikave shitëse bëjnë të ditur se shumë persona blejnë me nga 50-60 bileta, ndërsa shanset për të fituar xhekpotin janë një në 176 milionë.

Xhekpoti i së premtes tejkalon atë të mëparshmin në vlerë prej 390 milionë dollarësh, që është ndarë nga dy fitues në Gjeorgji dhe Nju Xhersi, në vitin 2007.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›