E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Costa Concordia ” , gjendet trupat e 4 viktimave

Ekipet e shpëtimit raportohet se kanë gjetur edhe katër trupa nën gërmadhat e anijes së udhëtarëve, e cila u fundos muajin e kaluar në bregdetin perëndimor të Italisë. Zyrtarët thanë se trupat ende nuk janë identifikuar.
 

Anija “Costa Concordia ” kishte më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur u përplas në shkëmbinjtë më 13 janar.
Para njoftimit të së mërkurës, ishte raportuar për 17 njerëz të vdekur, ndërsa për 15 të zhdukur.
 

Prokurorët italianë po e hetojnë kapitenin e anijes dhe zëvendësin e tij, ndërsa ekipet po heqin naftën nga rezervuaret e anijes për të shmangur një katastsofë mjedisore.
 

Dhjetëra të mbijetuar kanë ngritur padi kundër kompanisë së anijes në Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›