E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Hetimor: Ina Rama nuk përgjigjet

Prokurorja e Përgjithshme largohet nga Komisioni Hetimor pas deklaratës së dhënë prej saj. Gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor parlamentar të ngritur për ngjarjet e 21 janarit, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar se Prokuroria po heton në lidhje me këto ngjarje ndërsa rezultatet do të dalin në fund të hetimit.
 

"Çdo ngjarje kriminale është objekt i hetimit penal të Prokurorisë, e cila do të ketë një konkluzion përfundimtar mbështetur në hetimet e plota", ka thënë Ina Rama.
 

“Për shkak të pasjes së një çështjeje në hetim, kufizimi ligjor për të njoftuar Kuvendin për hetime të veçanta, unë nuk mund të jap përgjigje për pyetje që shtrohen nga ky Komision Hetimor. Ngjarjet që ju po hetoni, janë të njëjtat ngjarje që ne po hetojmë dhe unë nuk mund të vazhdoj më të qëndroj”.
 

Kjo ishte deklarata e fundit, ndërsa u largua nga salla. Largimi i saj krijoi jo pak debate nga anëtarët e Komisionit. Ndër të tjera, Kreu i Komisionit, Eduard Halimi tha se ka zero mbivendosje nga ky Komision me hetimet që po zhvillon Prokuroria”.
 

“Komisioni do ta shikojë me kujdes të gjithë qëndrimin arrogant dhe në përputhje me të gjitha provat që po administron ky komision” tha Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›