E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, në vijim te turit paraelektoral

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në vijim të një turi paraelektoral ka zhvilluar një vizitë në Tërbuf, Gradishtë dhe Bubullimë.

Ndër të tjera, Meta ka theksuar se “ prodhimi bujqësor do të rritet. Eksportet bujqësore janë rritur. Subvecionet e shtetit janë rritur”.

Muaji shkurt – mars është starti i turit elektoral të LSI-së. Gjatë dy muajve, 1000 takime janë të planifikuara nga shtabi qëndror i LSI-së. Kreu i LSI-së do të marrë pjesë në këto dy muaj në 300 takime të drejtëpërdrejta ndërsa në 700 takimet e tjera do të jetë të paktën një ministër e Nënkryetar i LSI-së. Gjatë kësaj kohe do të zgjidhen edhe kandidatët e LSI për muajin maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›