E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni Hetimor niset shkresa per ngjarjet e 21 janarit

Nga mbledhja e sotme

Tirane 31 janar 2011 NOA 8211 Komisioni Parlamentar Hetimor Per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011 vendosi sot ti dergoje nje shkrese kompanive celulare si dhe kompanise Albtelekom per disa shtetas per skedaret telefonike qe disponojne per gjithe listen e personave.

Po ashtu sot komisioni shqyrtoi dhe miratoi sot kerkesen e anetarit Gent Strazimiri i cili kerkoi marrje te dhenash shtese ne baze te hetimit parlamentar per mbledhjen e fakteve.

Ne perputhje me nenin 14 te Ligjit Nr.8891 date 2.5.2002 Per Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore komisioni shqyrtoi dhe vendosi sot planin e seancave degjimore te kesaj jave me drejtues te institucioneve shteterore. Komisioni miratoi gjithashtu edhe emerimin e zotit Plator Bylykbashi si ekspert ligjor i Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nderkohe qe sot pasdite ne oren 1730 Komisioni Hetimor Parlamentar zhvilloi nje seance degjimore me Kryeministrin e Shqiperise zotin Sali Berisha te cilen e ndoqet me raportim minute pas minute tek NOA.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›