Komisioni Ligjeve miraton aktin normativ për hipotekimin e apartamenteve
Vendimi vetëm me votat e mazhorancës, opozita abstenoi
Komisionerët e Ligjeve kanë miratuar vetëm me votat e mazhorancës aktin normativ të propozuar nga Këshilli i Ministrave, për hipotekimin e dhjetëra mijëra apartamenteve. Opozita abstenoi.
Para procesit të votimit, zëvendësministri i Punëve Publike foli për efektin e këtij akti normative.
Por, me këtë qëndrim nuk u pajtua opozita. Për pakicën parlamentare gjithçka bëhet për përfitime elektorale, ndërkohë që akti do të shkaktojë çoroditje me ndërtimet e reja.
Qëndrimi i Xhafës u hodh poshtë nga mazhoranca, e cila theksoi se ndërhyrja ligjore bëhet me qëllim sistemimin e katrahurës në industrinë e ndërtimit, kryesisht në Tiranë gjatë drejtimit të kësaj Bashkie nga Edi Rama.
Akti normativ pritet të zgjidhë një problemi mjaft të mprehtë që shqetëson ndërtuesit dhe një numër të madh qytetarësh që kanë blerë apartamente në këto pallate, atë të hipotekimit.