E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Neser dosja e Rulit ne Prokurori

Partia Socialiste paralajmeroi dje se do te dorezoje ne prokurori dosjen per kallezim penal ndaj Genc Rulit ministri aktual i Bujqesise. PS akuzon Rulin se ne funksionin e ish-ministrit te Ekonomise ka shkelur ligjet ne lidhje me koncesionet minerare.
Ne nje prononcim nga selia roze deputeti socialist Sajmir Tahiri akuzoi se ministri Ruli ka shkelur ligjin duke favorizuar hapur kompanine ACR ne lidhje me koncensionin e kromit. Genc Ruli i pranoi publikisht shkeljet ne kontraten koncesionare dhe se vetem ne Shqiperine e sunduar nga nje kampion i korrupsionit si Sali Berisha nje minister i tille mund te vazhdoje punen i qete nenvizoi Tahiri. Duke shtuar se PS do dorezoje ne prokurori dhe dosjen me prova ai ftoi ministrin aktual te Bujqesise te rrefehet ne prokurori per shkeljet. Partia Socialiste e ka pergatitur tashme dosjen e plote te shkeljeve te ministrit Ruli e cila neser do ti dorezohet Prokurorise. I mbetet prokurorise qe te ndermarre hapat e nevojshme per ta marre Genc Rulin te pandehur dhe per te hetuar deri ne fund arsyet qe e kane shtyre Genc Rulin te shkele ligjin ne menyre kaq flagrante e te perseritur. Vete Genc Rulit i mbetet te rrefeje ne Prokurori shkeljen e ligjit me te dyja kembet sic e pranoi publikisht para mediave u shpreh Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›