Komisioni hetimor parlamentar për Investimet Strategjike, PD s’bën hapa pas, mbledh sërish firmat

PD nuk bën hapa pas, lidhur me komisionin hetimor parlamentar për Investimet Strategjike. Sot, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar për herë të tretë në Kuvend kërkesën për ngritjen e këtij komisioni.
PD, në argumentat për ngritjen e komisionit, nënvizon se ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike. Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës.
Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. Grupi parlamentar i PD-së thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që, sipas tyre, “i janë dhënë miqve të qeverisë Rama”.
Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike, deputetët që kanë firmosur
- Agron Gjekmarkaj
2. Alfred Rushaj
3. Andia Ulliri
4. Arbi Agalliu
5. Bledjon Nallbati
6. Bujar Leskaj
7. Dashnor Sula
8. Dashamir Shehi
9. Dhurata Çupi
10. Emilja Koliqi
11. Enkelejd Alibeaj
12. Eralda Bano (tase)
13. Ferdinant Xhaferraj
14. Flamur Hoxha
15. fatjon veizaj
16. Fatmir Mediu
17. Flutura Açka
18. Gazment Bardhi
19. Greta bardeli
20. Ilda Dhori
21. Helidon Bushati
22. Jorida Tabaku
23. Kastriot Piroli
24. Xhelal Mziu
25. Kreshnik Çollaku
26. Lefter Gështenja
27. Lindita Metaliaj
28. Lulzim Basha
29. Merita Bakiu
30. Orjola Pampuri
31. Ramadan Likaj
32. Saimir Korreshi
33. Seladin Jakupllari
34. Zef Hila
35. Zheni Gjergji
/rtsh.al/