E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri Rama: Askush s’është më i paprakshëm, për veprën penale të korrupsionit

Askush nuk është më i paprakshëm për veprën penale të korrupsionit. Ky ka qenë theksi që vuri sot pasdite kryeministri, Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion. Zoti Rama theksoi më tej se Reforma në Drejtësi ka bërë që të shënohen ndryshime të pakrahasueshme me vitet më parë. Sipas kryeministrit, nga një pazar, tashmë korrupsioni nuk lejon njëri të ndihet i paprekshëm, pavarësisht rangut politik.

“Në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht. Duhet kuptuar se Shqipëri po ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarëve me shtetin. Të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik të drejtpërdrejtë. Sistemi ishte i kapur tërësisht. Kishim një drejtësi thellësisht të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një pazar ku e drejta shitej, ose blihej. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë. Kush e mendonte pak vite më parë që do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë?! Kush do të mendonte se do të vinte dita se do të vinte dita që askush më nuk do të ndihej i paprekshëm?!”- theksoi zoti Rama.

Kreu i qeverisë, në vijim të fjalës së tij, theksoi se vendi ynë është në hapat e para të një drejtësie të pavarur dhe kjo është një sfidë e madhe, pasi nuk ka ndodhur kurrë, pasi s’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika apo nga pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbetëri, komunizëm, apo periudhat përpara, as para Reformës në Drejtësi.

“Ky është një fakt i rëndësishëm dhe inkurajues, edhe pse është një proces që ka ulje dhe ngritjet e veta, që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që, sidoqoftë, është procesi i duhur në drejtimin e duhur” tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›