Komisioni hetimor për zgjedhjet, Halimi : Puna nis javën tjetër edhe pa opozitën

Pavarësisht qendrimit të opozitës, maxhoranca është e vendosur të realizojë e vetme hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Anëtari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet Eduard Halimi deklaron se javën e ardhshme do të filloje nga puna komisioni i cili do të funksionojë me kohëzgjatje 3 mujore dhe do të hetojë të gjitha çështjet e parashikuara në vendimin e parlamentit.
Ndërkaq edhe vetë deputeti Halimi pranon se besueshmëria e këtij komisioni në syte e publikut cënohet nga mungesa e opozitës, por misioni i tij do të përmbushet.
Një ditë më parë parlamenti miratoi me 73 vota ngritjen e Komisionit Hetimor pavarësisht se opozita e tërhoqi kërkesen për ngritjen e tij .