E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni hetimor publikon të hënën raportin për Spahiun

Komisioni parlamentar për hetimin e ish-nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu ka përmbyllur sot fazën e hetimeve ndërsa ka deklaruar se të hënën në orën 11:30 do të publikojë edhe raportin përfundimtar që do t`i dërgohet Parlamentit.

“Me këtë dokumentacion jemi në përmbushje të planit të hetimit për Kreshnik Spahiun prandaj sot deklarojmë mbylljen e hetimit ndërsa të hënën në orën 11:30 do të publikohet edhe raporti përfundimtar i komisionit hetimor” ka theksuar kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj ndërsa ka shtuar se komisioni ka në dispozicion materialet shkresore për menaxhimin e fondeve financiare në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
 

Gjithashtu më herët kreu i komisionit, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në këtë raport do t`i rekomandohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe nisja e një procesi penal ndaj Spahiut me arsyetimin se ka shpërdoruar detyrën duke mos respektuar ligjin për komisionet hetimore.
Kreshnik Spahiu dha disa ditë më parë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së me arsyetimet se ka presione të vazhdueshme të pushtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›