E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin 3-javor

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me konsensus kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.
 

Socialistët kanë kërkuar në mbledhje përshpejtimin e punës për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, ngritur si shqetësim edhe nga kreu i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit.
 

Gjithashtu socialistët kërkuan edhe mbledhjen e Komisionit të mandateve për zëvendësimin e Rudina Seserit pas dorëzimit të mandatit të deputetes.
 

Deputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri hoqi dorë nga mandati e deputetes se kohë më parë nëpërmjet një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë me dije arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.
 

Në letrën dërguar Topallit, ndër të tjera Seseri shkruan se për arsye personale dhe angazhim më të madh profesional nuk do mund të vazhdojë më tutje mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›