E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni i BE-së përgatit më shumë sanksione kundër Rusisë për të rritur presionin

Komisioni Evropian po përgatit paketën e ardhshme të sanksioneve kundër Rusisë, sepse BE-ja duhet të rrisë presionin ndaj Moskës për të ndaluar pushtimin e saj në Ukrainë, tha të hënën nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Valdis Dombrovskis raporton Reuters.

“Shumë qartë, si Bashkimi Evropian ne duhet të bëjmë më shumë për të ndaluar këtë luftë dhe këto mizori,” u tha Dombrovskis gazetarëve gjatë hyrjes në bisedimet e ministrave të financave në Luksemburg.

“Komisioni tashmë po përgatit paketën e ardhshme të sanksioneve dhe shpresoj se vendet anëtare do të jenë në gjendje të vendosin për hapat e ardhshëm ambicioz lidhur me sanksionet. Ne duhet të rrisim presionin kundër Rusisë dhe duhet të rrisim mbështetjen për Ukrainën.”

I pyetur nëse paketa mund të përfshijë një ndalim të blerjes së naftës ruse, Dombrovskis tha:

“Sa i përket Komisionit, asgjë nuk është jashtë tryezës.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›