Kryqi i Kuq nuk mund të arrijë në Mariupol për shkak të kushteve të sigurisë

Një ekip i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) nuk ka mundur të arrijë në qytetin e rrethuar të Mariupol të hënën për të evakuar civilët, tha një zëdhënës, duke cituar kushtet e sigurisë raporton Reuters.
“Për shkak të kushteve të sigurisë, ekipi ynë nuk ka mundur të arrijë në Mariupol sot,” tha zëdhënësi Jason Straziuso në komentet e dërguara me email për Reuters. Përpjekjet e mëparshme të Kryqit të Kuq për të arritur në qytet gjatë ditëve dhe javëve të fundit nuk kanë pasur sukses.