E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni i BE-së propozon të drejta të përkohshme qëndrimi për refugjatët ukrainas

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën që t’u jepet mbrojtje e përkohshme njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë një leje qëndrimi dhe akses në punësim dhe mirëqenie sociale.

Mbi 650,000 njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje anëtare të BE-së që nga pushtimi ushtarak rus i Ukrainës, tha ekzekutivi i BE-së.

Legjislacioni i ri, i krijuar për t’u marrë me ardhje të tilla masive të personave të zhvendosur në BE, do të zbatohet në të gjitha vendet anëtare, pa u kërkuar ukrainasve të kalojnë nëpër procese të gjata azili.

Propozimi, i cili ishte njoftuar më parë, do të diskutohet nga ministrat e brendshëm të BE të enjten. 

Pasi të miratohet, mbrojtja e përkohshme do të fillojë të zbatohet menjëherë për refugjatët ukrainas për një vit dhe mund të zgjasë deri në tre vjet – përveç nëse situata në Ukrainë përmirësohet mjaftueshëm që njerëzit të kthehen në shtëpi dhe skema të përfundojë./Reuters

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›