Komisioni i Ekonomisë, debate për taksat dhe hidrokarburet
TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vijuar dhe sot diskutimet për projekt/ligjin e sistemit të taksave në sistemin e hidrokarbureve. Zv/ministri i ekonomisë Eno Bozdo i ftuar të fliste para deputetëve tha se sistemi fiskal në Shqipëri për këtë sektor është nën mesataren e vendeve europiane.
Duke bërë një përmbledhje të të ardhurave të siguruara nga ky sektor Bozdo tha se 92 milionë dollarë janë siguruar vetëm nga renta minerare për tre vjet, ku 80% e rentes është siguruar nga fusha e Patoz Marinzës. Për Albpetrolin Bozdo tha se ky ka rezultuar fitimprurës vitet e fundit, ku vetëm në 2010 fitimi neto i siguruar kap shifrën 1.1 miliardë lekë. Në total sipas Bozdos në sektorin e hidrokarbureve janë kryer 480 milionë lekë investime.
(el.me/news24/BalkanWeb)