Berisha: Ulëm cmimet e telefonisë, internet falas për të gjithë
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se kompanitë e shërbimit telefonik ofrojnë tashmë cmime më të ulëta për shqiptarët. Kjo sipas Berishës u arrit pas shqetësimit serioz që shprehu qeveria dy vite më parë.
“Dy vite më parë ne shprehëm shqetësimin serioz për cmimet e larta që përballej çdo qytetar në komunikimet e tij, cmime për të mos i quajtur stratosferike me gjithë uljet që kishin pësuar që nga viti 2005 deri 2010. Dje enti rregullator i telekomunikacionit dhe postave informoi se sot ata shqiptarë flasin, komunikojnë më shumë se çdo komb tjetër në rajon”,- deklaroi Berisha.
Shefi i qeverisë duke shprehur shqetësim për tarifat e internetit premtoi se nuk do ketë vend në rajon që të ofrojë internet falas për të gjithë.
"Flasim sot me një cmim tjetër dhe në Shqipëri telefonia mobile është rritur në nivelet më të larta që mund të ekzistojë, 184%. Pra çdo shqiptar po shkon drejt dy telefonave për person. Ky është një tjetër kthim në moshën dixhitale, do kenë internet me cmimin më të leverdishme. Qeveria shpreh keqardhje me cmimin që u shitet sot interneti, por me shpejtësi të madhe do bëjë që ata ta blejnë me cmimin më të ulet në Europë, ose ta kenë gratis. Posta shqiptare do të konkretizojë kontraktimin e sasive të internetit që u nevojitet shqiptarëve dhe tua ofrojë kompanive të tjera”,- theksoi Berisha.
BERISHA: TË DËMSHPËRBLEHEN TË PERSEKUTUARIT E KOMUNIZMIT
Të dëmshpërblehen të gjithë personat e persekutuar gjatë regjimit komunist. Kjo ka qenë kryefjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Sot kemi një vendim të qeverisë për dëmshpërblimin e një grupi të një kategorie tjetër të ekzekutuar apo të vdekur në hetuesitë e sigurimit të shtetit, por në këto kategori duhet të shtohen të gjithë qytetarët, të cilët u ndrynë për bindje politike në spitalet psikiatrike. E vërteta e padiskuteshme dhe e dokumentuar është se në spitalet e Elbasanit dhe Vlorës u përdorën njëkohësisht si bugje për vendime politike”,- deklaroi Berisha.
BERISHA: PIKAT KUFITARE TE KALUESHME PËR TË GJITHË
Kreu i ekzekutivit duke nënvizuar se vendi ynë rrethohet anembanë nga shqiptarë kërkoi që të gjitha pikat e kalimit kufitar të bëhen të kalueshme për të gjithë.
“Të gjitha pikat kufitare në Shqipëri do të bëhen të kalueshme me cfarë do lloj kosto”,- u shpreh Berisha.
BERISHA: SHQIPËRIA SUPERFUQI RAJONALE E ENERGJISË SË RINOVUESHME
Berisha theksoi se vijon gara e vendit për shndërrimin në superfuqi të energjisë së rinovueshme.
“Ndërkohë që vazhdon me sukses gara për shndrimin e Shqipërisë në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme”,- theksoi Berisha.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Rama ciu-ciu vetëm lëndon