E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomise miraton ndryshimet ne ligjin per hipotekat

Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do t’i nënshtrohet një ndryshimi total në organizimin dhe menaxhimin e aktvitetit të saj. Në bazë të ndryshimeve në projektligjin për hipotekat, ky institucion do të bëhet i pavarur financiarisht në të ardhmen, pra me vetëfinancim. Po ashtu, ai do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga disa anëtarë, që do të zgjidhen nga Kryeminsitri, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
Këto ndryshime u diskutuan dhe u votuan vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë.
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë debatuan ashpër për ndryshimet që do t’i bëhen projektligjit për Rregjistrimin e Pasurive të Paluajtshme. Sipas deputetëve të majtë, fakti që dy anëtarë të kolegjit të ardhshëm që do të drejtojnë hipotekën, do të zgjidhen nga Kryeministri cënon pavarësinë e institucionit. Po ashtu ata kërkuan që të bëhen transparente fondet që janë orientuar nga ndërkombëtarët për regjistrimin e pasurive te paluajtshme.
Ndryshimet që do të bëhen në ligin për zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme përfshijëe gjithashtu riorganizimin e këtij institucioni, i cili do të veprojë në bazë të një regjistri elektronik të të dhënave. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›