E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet takimi i se premtes i krereve te Eurozones

Samiti i jashtëzakonshëm i së premtes i liderëve të 17 vendeve anëtare të monedhës euro është anuluar. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy. Sipas këtij njoftimi mësohet se vendimi për fuqizimin e Fondit të Shpëtimit të Eurozonës nuk do të jetë një temë diskutimi emergjent. Ndoshta ky takim i krerëve të Eurozonës do të vijojë në fund të muajit mars. Takimi ishte parashikuar të fokusohej mbi fuqizimin e Mekanizmit Europian të Shjpëtimit, ku Gjermania nuk heq dorë nga kundërshtimet e saj. Në fakt takimi emergjent i ditës së premete, nuk ishte zyrtarizuar ende pasi kreu i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy priste reagimin e Berlinit për disponueshmërinë e Gjermanisë në shtimin e burimeve të fondit. Pas qëndrimit të ditës së hënë nga ana e parlamentarëve të Bundestagut, u duk qartë se nuk ishte rasti për të vijuar më tej me diskutimet duke detyruar kreun e Këshillit të BE, të shtyjë këtë samit. Ndër të tjera pas zhvlerësimit të mëtejshëm nga ana e agjencisë S&P të aftësisë kredituese të Athinës, BQE ka deklaruar se nuk do të pranojë përkohësisht të jetë garantuesja e financimeve të bonove qeveritare greke të vëna në dispozicion nga qeveria greke. Ky vendim lidhet me bankat greke të cilat janë shumë të ekspozuara në borxhin Sovran kombëtar. BQE, ka njoftuar se obligacionet greke do të pranohen nga banka në gjysmën e dytë të muajit mars, kur të nis edhe shkëmbimi i titujve grekë përmes Fondit Europian të stabilitetit financiar.
Sipas njoftimit të BE pavarësisht pezulllimit të takimit të krerëve të bllokut të 17 anëtarëve të Eurozonës, takimi i datës 1 dhe 2 mars i krerëvë të 27 vendeve anëtare të BE do të vijojë normalisht.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›