Komisioni i Ekonomise ndryshon ligjin mbi pronat e pronareve te firmave piramidale
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar në mbledhjen e tij të radhës një ndryshim në ligjin për shitjen së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë.
Bëhet fjalë për pronat e pronarëve të firmave piramidale.
Përfaqësuesi i ministrisë së Financave kërkoi ndryshimin e nenit të ligjit, ku çmimi i pasurive të ish-pronarëve të këtyre kompanive, publikohen vetëm pas hapjes së ankandit.
Sipas tij, kjo ka çuar në hezitimin e të interesuarve për të blerë pasuritë.
Bëhet e ditur se përveç banesave janë 27 objekte të pashitura, ku përfshihen lokale apo fabrika.
Këto ndërtesa të amortizuara që prej më tepër se 14 vjetësh nuk janë në përdorim dhe ruhen nga ministria e Financave, që përkthehet në kostot shtesë.
Kërkesa nga kjo ministri vjen për ndryshimin e nenit në fjalë, ndërhyrje e cila do të mundësonte publikimin e çmimit paraprak të pasurisë nga Agjencia Publike e Pronave, e cila është në varësi të Financave.
Aktualisht, pronat janë nën kontrollin e Administratorit të shoqërisë, që është emëruar nga Këshilli i Ministrave. Dyshues dhe kundërshtues për çdo ligj që po kalon tani në tryezat e komisioneve kuvendore, deputetët e opozitës votuan kundër.
Ndryshimi në ligj u miratua vetëm më votat e deputetëve të mazhorancës.