E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria mbyll te gjitha minierat e Shqiperise

Tirane 6 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku 8211 Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes vendosi sot revokimin e lejeve minerare per 55 shoqeri qe jane te pajisura me leje minerare ne vendin tone. Praktikisht kjo eshte mbyllje te thuajse te gjitha minierave ne vendin tone pasi sipas burimeve nga METE rreth 60 jane licencat e dhena nga METE per shfrytezim te mirash minerare ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Vendimi i ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Nasip Naco erdhi pas kontrolleve te vazhdueshme qe jane zhvilluar mbi subjektet minerare nga ana e Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore nga te cilat ka rezultuar se nje numer i caktuar shoqerish qe jane te pajisura me leje minerare nuk permbushin detyrimet ligjore per sektorin minerar.
Kontrollet e kryera kane verifikuar se shume prej subjekteve minerare per te cilat kane nisur procedurat e revokimit te lejeve minerare nuk kane punuar dhe nuk punojne si dhe nuk kane paraqitur programin vjetor te aktivitetit per vitin 2011 si dhe per vitet paraardhese.
Per kete arsye sipas propozimeve te AKBN-se ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka nisur procedurat per revokimin e lejeve minerare per 55 shoqeri te cilat jane njoftuar per nje vendim te tille. Brenda nje periudhe 30 ditore nga marrja e ketij njoftimi ministri vendos per revokimin e lejes minerare.
Ne njoftimet perkatese qe iu jane derguar shoqerive minerare keto te fundit vihen ne dijeni per mosplotesimin e detyrimeve ligjore si mos realizimin e detyrimeve sipas neneve 5657 dhe 59 te Ligjit Minerar Shqiptar nr.7796 date 17.02.1994 i shtuar dhe i amenduar apo mos realizimin e detyrimeve sipas nenit 25 te ligjit nr.10304 date 15.07.2010 Per Sektorin minerar ne Republiken e Shqiperise.
Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes duke u shprehur zyrtarisht per agjencine NOA tha sot pasdite se ajo te vijoje te zbatoje me perpikmeri legjislacionin perkates per sektorin minerar ne vend.
Shoqerite minerare per te cilat kane nisur procedurat e revokimit te lejes minerare
Birti shpk
I.B.E SHPK
B.E.F SHPK
EDIL CONSTRUCTION SHPK
RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN
RAKIPI SHPK
L.FELEQI SHPK
INERTO 038 CO SHPK
MOLVA SHPK
LACE KOLI SHPK
TABAKU SHPK
MECJA SHPK
XBP SHPK
SHENGJERGJI SHPK
RENXA SHPK
KORCA SHPK
FABRIKA E TULLAVE PREZE
BLEDI-S SHPK
CEMETOS AGUILA SHPK
KEPI I DRAGOIT SHPK
LAMA SHPK
A 038 S ALBANIA SHPK
LESI SHPK
GRESI SHPK
ARJANI SHPK
KRASTA-C SHPK
STAVRO INERT SHPK
PALUSHI SHPK
KALTERSIA SHPK
A-91 SHPK
BABA-2007 SHPK
LUVAL SHPK
VJOSA SHPK
BOKA AXH SHPK
FEBA SHPK
HAMIT DYLI
BESA ALBANIA SHPK
ITALBA ASFALT SHPK
KIRCHBERGER SHPK
XHEKER SHPK
FUSHA SHPK
ALBAXENI SHPK
KATANA SHPK
MINERAL INVEST SHPK
PRESPA IMPORT EKSPORT SHPK
GLEJDIS SHPK
NDERTIMI KRISTIAN SHPK
PALMA SHPK
IN-EL-2001 SHPK
ECHOT SHPK
ALBANIA RESOURCES SHPK
ALB GRANITI SHPK
G.D.E. SHPK
RRUGA URA ASFALTIM NR.2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›