E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster/ Stakohet per dy ore energjia per shkak te rreshjeve

Reshjet e shiut që për dy orë përfshinë qarkun e Gjirokastrës, ndonëse nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugën kombëtare në jug të vendit, kanë bërë që qyteti i Gjirokastrës si dhe disa komuna të qarkut, të përjetojnë aktualisht mungesën e energjisë elektrike.

Sipas informacioneve të marra nga Policia e Gjirokastrës, “për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve në rrugë, si dhe për të shmangur çdo aksident të mundshëm për shkak të situatës nga reshjet, është dyfishuar prezenca e policisë në rrugët në jug të vendit.’

Ndërkohë që, edhe burime të Emergjencave Civile pranë prefekturës, shprehen se "qyteti i Gjirokastrës po ndjen mungesën e energjisë elektrike për shkak të rreshjeve dhe erës së fortë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›