E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Helsinkit diskuton sot per zgjedhjet lokale ne Shqiperi

Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te diskutoje sot lidhur me zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Me konkretisht diskutimet do te zhvillohen ne Komisioni Amerikan i Helsinkit.

Ne mbledhjen e komisionit parashikuar per sot do te raportoje drejtori i misionit te vezhguesve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi Jonathan Stonestreet. Ne kete takim do te mbaje nje prezantim dhe Rob Benjamin drejtor rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore ne Institutin Kombetar Demokratik per Marredheniet Nderkombetare. Gjithashtu dhe Janusz Bugajski drejtor i Demokracise se Re Evropiane dhe Lavrentis Lavrentiadis kreu i Qendres per Studimet e Evropes Juglindore.

Pas gati dy vjetesh ne nje situate politike bllokuese qe prej zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 Shqiperia zhvilloi zgjedhjet lokale me 8 maj 2011. Keto zgjedhje ishin nje mundesi per te siguruar besueshmerine e nevojshem per procesin elektoral dhe per ti dhene polarizimit qe ka ngadalesuar tranzicionin demokratik ne Shqiperi. Per fat te keq keto zgjedhje lokale deshmuan dhe bllokimi duket se do te vazhdoi. Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe deshiron te behet anetare e Bashkimit Evropian thuhet ne njoftimin e Komosionit te Helsinikit per mbledhjen e sotme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›