Shkodër,identifikohet vrasësi i 18-vjeçarit

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes që tronditi qytetin mbrëmjen e së hënës.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije ka shpallur në kërkim 18 vjeçarin A. Brahimi, i cili dyshohet si autori i vrasjes së E. Thanës.
Policia bën me dije se pas identifikimit të autorit, ka nisur edhe puna për arrestimin e tij.
Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen "Tom Kola".
17 vjeçari E. Thana u qëllua me armë zjarri, të tipit pistoletë, dhe për pasojë humbi jetën.