Komisioni i Ligjeve diskuton sot për Parlamentin e ri

Komisioni i Ligjeve pritet të nis sot diskutimin për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar i propozuar nga 38 deputetë të Partisë Demokratike.
Në nismën me pak nene përcaktohet se Kuvendi i Shqipërisë do të jetë enti prokurues i firmës fituese të punimeve në vendin ku ndodhet sot piramida, ndërsa Këshilli i Ministrave do të merret me hapat e tjerë në mënyrë që ky projekt të përfundojë për 100-vjetorin e pavarësisë.
Projektligji përcakton se leja e ndërtimit nuk do të jepet nga KRRT-ja e bashkisë së Tiranës, por nga KRRTRSH-ja.
Ndërkohë projekti vjenez është shpallur fitues i konkursit kombëtar për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë.
Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtën.