E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve kalon neparim pr/buxhetin e qeverise

TIRANE-Komisioni i Ligjeve miranton ne parim vetem me votat e maxhorances pr/buxhetin e vitit 2012. Pr/buxheti mori 11 vota pro dhe 9 kunder. Neser Komisioni i Ligjeve do te nise diskutimin nen per nen te pr/buxhetit.

Miratimi i pr/buxhetit eshte shoqeruar me debate mes deputeteve te pozites dhe opozites e cila e ka kritikuar menyren e hartimit dhe shperndarjes se tij si nje pr/buxhet qe nuk merre parasysh krizen dhe nuk ndalet ne uljen e borxhit publik. Deputeti socialist Bashkim Fino akuzoi qeverine per nje mbeshtetje te vogel te pushtetit vendor. Sipas tij te ardhurat per pushtetin vendor ne buxhet jane me te uleta se nje vit me pare.

Nga ana e saj Drejtoresha e Pergjithshme e buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi duke njohur anetaret e komisionit me projektligjin tha se p/buxheti synon ruajtjen e stabiliteti makroekonomik. Sipas saj per hartimin e tij eshte marre parasysh edhe presioni qe mund te vije nga kriza ne vendet fqinje.
P/buxheti i shtetit per vitin 2012 synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik inflacionin ne nivelet rreth 3 nje borxh publik brenda kufirit prej 60 si dhe rritje ekonomike rreth 4.3 deklaroi Dhembi. Ajo beri te ditur se objektivat do te vazhdojne te jene rritja e pagave dhe pensioeneve mbeshtetja me rreth 5 e PBB-se e investimeve publike duke ruajtur nivelin me te larte te investimeve publike.
Totali i te ardhurave parashikohet me nje rritje prej 8 ose 356 miliarde leke me nje rediment fiskal prej 25.5 te PBB-se. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliard leke. Shpenzimet e buxhetit te shtetit parashikohet te jene ne parametrat qe te mundesojne nje deficit jo me shume se 3 ose rreth 397 miliarde leke sa 28.5 e PBB-se sqaroi Dhembi.

KOMISIONI I EKONOMISE
Ndersa Komisioni i Ekonomise vendosi te shtyje diskutimet per pasdite per shkak se deputetet PS-se anetare te komisionit kerkuan qe debatet te behen ne prani te nivelit politik.

Deputetja Mimi Kodheli kerkoi qe debatet per pr/buxhetin te behen ne prani edhe te perfaqesuesve te qeverise. Kerkesa u mbeshtet edhe nga deputetet e tjere te opozites. Nga ana e deputeteve PD u deklarua se radhen e kaluar buxheti ishte prezantuar nga vete ministry Bode dhe diskutimet ne nivel teknik mund te vazhdonin dhe pa pranine e nje niveli politik.

Diskutimet pritet te nisin rreth ores 17. 30 minuta kur ne komision te jene te pranishem dhe zv ministrat e Ministrise se Finances.

s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›