E Diel, 1 Nëntor 2026

Manastir sot 103 vjetori i Alfabetitshqip asnje festim zyrtar

MANASTIR- 103 vjetori i Kongresit te Alfabetit do te shenohet pa asnje manifestim zyrtar. Vetem nje grup studentesh nga Maqedonia Shqiperia Kosova dhe trevat tjera kane organizuar nje marshim drejt Manastirit per te shenuar dhe festuar pervjetorin e Kongresit te Alfabetit te 14 nentorit te 1908.

Aktiviteti eshte quajtur Marshi drejt Manastirit dhe nje grup studentesh dhe te rinjsh shqiptar nga Maqedonia Kosova Shqiperia dhe trevat tjera marshuan nga Shkupi Tetova Prishtina Tirana dhe qytetet tjera per te mberritur me pas ne Manastir.

Se paku kete dite ti nderojme dhe ti gezojme ata shqiptar qe cdo dite jetojne ne Manastir me shpresen se nje dite ky popull do te zgjohet dhe do ti permiresoj gabimet qe ka bere dhe po ben per cdo dite para shqiptareve te Manastirit te gjithe duhet te ndjehemi te turperuar se eshte faj i joni dhe politikaneve shqiptar qe i kemi lene ne meshiren e politikes shfarosese theksojne grupi i organizatoreve te marshit citon Ina.

KONGRESI I MANASTIRIT
Me 14 nentor 1908 ne Manastir u arrit unifikimi i alfabetit te pare te gjuhes shqipe me shkronja latine nje projekt gjithekombetar ku u mblodhen personalitetet e mirenjohura te letersise dhe kultures shqiptare. Ky Kongres me themelimin e ketij alfabeti shenoi edhe fillimin e letersise mbareshqiptare. Ne kongres ishin te pranishem 150 delegate te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise si dhe komunitetet shqiptare ne Rumani Itali Greqi Turqi Egjipt dhe Amerike.

Komisioni i alfabetit perbehej nga 11 anetare kryetar i ketij komisioni ishte At Gjergj Fishta nderkohe nder anetaret rradhiten emra te njohur te levizjes kombetare si Ndre Mjeda Mithat Frasheri Bajo Topulli Sotir Peci Shahin Kolonja etj. Parasheqevi Qirjazi ne rolin e sekretares ne Kongres eshte e para grua qe merrte pjese ne nje forum te larte te levizjes kombetare shqiptare.

Kongresi vendosi me vote unanime te lihet menjane alfabeti i Stambollit dhe te shkruhet gjuha shqipe vetem me alfabetin latin me 36 shkronja ai qe perdoret edhe sot.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›