E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videopergjimi Meta-PriftiGjykata jo riekspertimit

Te tjera rreth shkrimit PDF - Pyetjet-pergjigjet prokuroria-eskspertet TIRANE- Kerkesa e Prokurorise per riekspertimin e video-pergjimit Meta-Prifti eshte rrezuar pasditen e sotme nga Gjykata e Larte.

Nderkaq po sot trupa e gjyqtareve vendosi qe seanca e radhes te mbahet me 21 nentor ku do te pyeten edhe 4 deshmitare lidhur me kete video.

Perkuroria ka deklaruar se ekspertimi i videos nuk e ka arritur qellimin dhe ekspertet nuk e kane realizuar detyren qe ju eshte ngarkuar nga gjykata. Sipas perkurorise mosdhenia e pergjigjes ndaj kerkeses se perkuroreve per auteticitetin e videos dhe nese ka apo jo nderhyrje ne te tegon se ekspertimi ka deshtuar.

Fakti qe ekspertet nuk ishin te pajisur me programet e nevojshme per ekspertimin e videos tregon perfundimet e arritura nga ekspertet jane te pasakta.
Sipas perkurorise preteksi i eksperteve se nevojitet video origjinale eshte vetem nje loje qe e ve ne dyshim objektivitetin e ekpertizes.

Gjykata terhiqet per vendim.

Seancen e kaluar teknicienet shqiptare Artur Rrahmani Ardian Pollo dhe Ermal Beqir kerkuan kohe per tju pergjigjur pyetjeve te prokuroreve kerkese e cila u pranua nga Gjykata e Larte. Gjithashtu kjo gjykate hodhi poshte 10 nga 38 pyetjet qe prokuroret kishin pergatitur per ekspertet duke i cilesuar si sugjestionuese.
Fillimisht per videon Meta Prifti u be ekspertize amerikane por me pas Gjykata e Larte vendosi ekspertizen nga eksperte shqiptare. E ndersa ekspertet amerikane deklaruan se video eshte origjinale ekspertet shqiptare thane se video nuk eshte origjinale.

Ilir Meta akuzohet per korrupsion ne kohen kur ai kryente detyren e zevendes kryeministrit dhe ministrit te jashtem akuze e ngritur ne baze te nje video te regjistruar nga ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti.

s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›