Komisioni i Ligjeve miraton draftin për regjistrimin

I pranishëm në mbledhje ishte edhe iniciatori i këtij projektligji, ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, i cili tha se procesi është më tepër mbledhje të dhënash e statistikash, sesa regjistrim i gjendjes civile.
"Popullsia ka një detyrim ligjor për të deklaruar të dhënat personale. Çdo shtetas i huaj që ndodhet në Shqipëri ka për detyrë që të japë të dhënat. Mbrojtja e privatësisë së të dhënave i ngarkohet me ligj INSTAT-it. Projektligji parashikon që për refuzimin e dhënies së të dhënave ka një masë ndëshkimore me gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra", tha ministri Pollo.
Kuvendi miratoi më 27 qershor, në mungesë të deputetëve të opozitës, kërkesën e Qeverisë për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për regjistrimin e popullsisë.
Me gjithë kundërshtitë e bëra publike në seancë nga deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, por edhe protestën para godinës së Kuvendit të Aleancës Kuq e Zi, 71 deputetë në Kuvend i hapën rrugën diskutimit nëpër komisione për projektin e regjistrimit.
Pritet që projektligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare të rikthehet në Kuvend për t’u miratuar nen për nen në seancën e ardhshme parlamentare. /Start/
2011-07-05 10:38