Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturat per kreun e ILDKP
Mazhoranca në Komisionin parlamentar të Ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e saj kandidaturat e dekretuara nga Presidenti Nishani për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKP.
Komisioni ka zhvilluar seancë dëgjimore me dy kandidatët për postin e kreut të ILDKP-së Shkëlqim Ganaj dhe Zana Xhuka .
Por, anëtarët e opozitës në këtë komisionin kanë argumentuar votën abstenuese të tyre me argumentin se këto kandidatura janë të së djathtës.
Ndërsa kandidatja për kreun e ILDKP, Zana Xhuka ka theksuar se nuk është anëtare e asnjë force politike dhe se ka qëndruar në postin e zëvendësministres së Mbrojtjes falë CV-së së saj profesionale.
“Kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes edhe gjatë qeverisjes socialiste dhe në kryerjen e detyrës parësore është zbatimi i ligjit dhe respekti i dinjitetit pasuror të çdo individi” u shpreh Xhuka.
Edhe kandidati tjetër për postin e kreut të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj bëri me dije se nuk ka qene pjesë e asnjë partie politike dhe ka punuar në drejtësi prej shumë vitesh.
Ndërsa deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj e cilësoi si të nxituar shqyrtimin e dy kandidaturavetë dekretuara nga Presidenti Nishani.
“Mbledhja është e ngutur pasi duhet të shohim kriteret e kandidatëve. Kjo tregon se do të kemi një vendimmarrje të paracaktuar të mazhorancës. Kuvendi nuk duhet të nxitojë pasi nuk duhet të jetë një zgjedhje e motivuar politikisht” sqaroi Xhafaj.