E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde per krizen financiare Lideret te jene te vemendshem

Liderët botërorë kanë shmangur kolapsin ekonomik në shumë pjesë të globit, por duhet që ata të vazhdojnë me politikat që do të zhduknin pasigurinë për krizën financiare.
"Eshtë e rëndësishme që të vazhdojmë me politikat dhe reformat për të zhdukur pasigurinë.
Lagarde u ka kërkuar politikanëve që të mos kënaqen me faktin se ka një përmirësim të lehtë pas krizës së rëndë financiare. Ajo tha se Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ende politikën e lehtë monetare dhe të përpiqet të ulë shpenzimet e huadhënies për të ndihmuar në këtë mënyrë ekonominë në zonën euro.
"Vazhdimi me lehtësimin e shpenzimeve të kredive si dhe me politikat monetare do të ishte gjëja e duhur për tu bërë në mënyrë që të përballohen kërkesat.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të reduktojnë shpenzimet e qeverisë për të evituar krizën ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›